Pavarësisht se palët duket se janë pranë një akorde për reformën zgjedhore, Partia Demokratike nuk i ndal sulmet ndaj kryeministrit Edi Rama.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi i ka kujtuar kryeministrit Edi Rama dosjen e përgjimeve të publikuara në Bild, ku në publikimet e gjermanes Bild rezulton dhe vetë kryeministri i përgjuar.

“Një politikan që bëhet Kryeministër me ndihmën e krimit të organizuar, nuk ka sesi të sillet ndryshe veçse si mafioz. Flet si Banda e Shijakut, vepron si Banda e Lushnjes, vjedh si Banda e Durrësit, mashtron si Habiljat e Vlorës, i fshihet drejtësisë si Eskobari i Ballkanit. Ky quhet solidaritet midis çunave problematik! Njerëzore!”, shprehet Bardhi.

 

Një politikan që bëhet Kryeministër me ndihmën e krimit të organizuar, nuk ka sesi të sillet ndryshe veçse si mafioz. Flet si Banda e Shijakut, vepron si Banda e Lushnjes, vjedh si Banda e Durrësit, mashtron si Habiljat e Vlorës, i fshihet drejtësisë si Eskobari i Ballkanit. Ky quhet solidaritet midis çunave problematik! Njerëzore!

Publiée par Gazment Bardhi sur Jeudi 28 mai 2020

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re