Sipas sinoptikanes Adiola Bami, nga dita e hënë, reshjet e shiut, vranësirat dhe moti i paqëndrueshëm do të mbizotërojë gjatë gjithë javës që vjen.

“Kjo situatë me vranësira do të mbetet deri në orët e pasdites ku
parashikohet që të kemi fuqizim të vranësira, kryesisht gjatë orëve të
vona të pasdites dhe gjatë natës duke na sjellë shira kryesisht në Jug
të vendit dhe më pas gradualisht do të përfshijnë pjesën më të madhe të
territorit.

Në fakt parashikohet që edhe dita e hënë të mbetet me vranësira dhe
reshje shiu thuajse gjatë gjithë ditës vetëm në orët e mbrëmjes ditën e
hënë do të na sjellë përmirësim të motit por që do të jetë e përkohshme
pasi dita e martë do të jetë kryesisht me kthjellime dhe vranësira
ndërsa e mërkura do të na sjell sërish shirat në territori që do të jenë
deri në fundin e kësaj jave pavarësisht se nuk do të përfshijnë të
gjithë territorin”, tha sinoptikania Adiola Bami.

Nëntori pritet të mbyllet me temperature normale të cilat pritet të jenë 2-3 gradë celcius më të larta.

“Parashikohet që muaji nëntor të mbyllet për sa i përket reshjeve të shiut, të ketë plotësuar kuotën mujore për pjesën më të madhe të territorit ndërsa temperaturat do të jenë më të larta se vlerat normale klimatike kryesisht vlerat e mesditës pasi do të jenë 2-3 gradë më të larta se vlerat normale klimatike”, tregon Bami.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re