Ndikimi i vaksinës së kovidit do të jetë i rëndësishëm tashmë në verë dhe kthimi në jetën normale do te vije dimrin e ardhshëm. Një nga zhvilluesit e vaksinës, profesori Ugur Sahin, bashkëthemelues i BioNTech i cili është duke zhvilluar ilaçin me Pfizer, është i bindur për këtë.

Sipas Sahin, raporton BBC, ky dimër do të jetë ende i vështirë pasi vaksina nuk do të ketë ende një ndikim të madh në numrat pandemikë. Javën e kaluar, BioNTech dhe Pfizer njoftuan se vaksina e tyre mund të jetë 90% efektive sipas analizave paraprake.

Sahin gjithashtu shpjegoi se efektet anësore që ata kanë provuar deri më tani nuk janë serioze: dhimbje e lehtë deri mesatare për disa ditë në vendin e injeksionit, ndërsa disa nga vullnetarët që janë injektuar kanë regjistruar për një periudhë të ngjashme ethe te lehtë deri mesatare.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re