Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka folur për votën e diasporës, teksa është shprehur se fleta do t’i dorëzohet vetëm votuesit dhe jo familjarëve të tij.
Celibashi u shpeh se fleta e votimit do t’i dorëzohet në dorë dhe në rastin kur votuesi nuk rezulton atje ku ka adresën pas tentativës së katërt do t’i kthehet KQZ-së.
“Është pak po e sigurt që fleta e votimit do t’i dorëzohet në dorë vetë zgjedhësit, asnjë prej familjarëve të tij që banojnë në adresën përkatëse”, theksoi ai.
Ilirjan Celibashi u shpreh se në lidhje me këtë KQZ do të marrë informacion në kohë reale, si nëpërmjet shërbimit postar, ashtu edhe nëpërmjet PER.
Si do të garantohet fshehtësia e votës në diasporë për të evituar votimin familjar, apo një votimin e një qytetari shqiptar në diasporë në prezencë të një përfaqësuesi të x partie politike?
Ilirjan Celibashi: Ajo që garantoj me siguri të plotë është një fleta e votimit që KQZ do ti dërgojë çdo votuesi, do t’i mbërrijë votuesit në dorë. Nëse rezulton se votuesi nuk është atje ku ka adresën, pas tentativës së 3-4 sepse nuk e di si do të jetë termi kontraktual me operatorin e shërbimit postar, fleta e votimit do të kthehet në KQZ.
Është pak po e sigurt që fleta e votimit do t’i dorëzohet në dorë vetë zgjedhësit, asnjë prej familjarëve të tij që banojnë në adresën përkatëse.
Se çfarë do të bëjë zgjedhësi me fletën e votimit nuk di ta them, por gjithkush mund të spekulojë si të dojë. Fleta e votimit do t’i dorëzohet çdo votuesi personalisht në dorë dhe për këtë KQZ merr informacion në kohë reale, si nëpërmjet shërbimit postar si edhe nëpërmjet PER. Nëpërmjet këtij informacioni kuptojmë mbi fatin e fletës së votimit.