Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso ka folur për mediat pas vendimit të Kolegjit Zgjedhor për fletën e votimit i cili do të jetë me numra.

Kaso u shpreh se vendimi i Kolegjit Zgjedhor është një truk i kryeministrit Edi Rama, pasi ka turp nga kandidatët e tij dhe në këtë mënyrë kërkon ti fshehë.

“Sa i përket vendimit për numra jemi të keqardhur që kolegji mori këtë vendim pasi le të themi është Edi Rama ai i cili nuk ka patur asnjëherë vullnet që listat të cilat i cilësoi si të hapura nuk ishin.

Është ai i cili ka turp nga kandidatët dhe kërkon ti fshehë me numra. Na vjen keq se koalicioni ka kandidatët më të mirë dhe na vjen keq se zgjedhësit sdo kenë mundësi ti shohin dhe identifikojnë me emra. Çfarëdolloj truku që u përdor nga mazhoranca ska për ta ndalur ndryshimin, një ndryshim i cili do të jetë pa Edi Ramën”, tha Kaso.

(R.G/Faxweb.al)

 Loading …

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re