Kolegji Zgjedhor është tërhequr për vendim për fletën e votimit të 25 prillit lidhur me padinë e PD.

Përfaqësuesi i PD, Ivi Kaso nga pala paditëse ka thënë se kërkesa e partisë së tij plotëson kriteret për t’u pranuar nga ana e Gjykatës.

PD paditi vendimin e KAS për fletën e votimit të 25 prillit, pasi kjo e fundit rrëzoi kërkesën e saj për fletë vertikale dhe pranoi atë të PS për kandidatë me numra.

Po ashtu PD ka paditur edhe vendimin për logon e BD, pasi është ankuar për ngjashmëri me të sajën dhe mund të krijojë konfuzion në fletën e votimit.

‘’Çështja e fletës së votimit ndikon drejtpërdrejt tek zgjedhjet, dhe listën e kandidatëve. Meqenëse nuk ka kërkime të tjera, nga padia që kemi ngritur, vlerësojmë që kërkesa i plotëson kriteret e ligjit për t’u pranuar nga ana e Gjykatës.’’- tha Ivi Kaso.

Nga ana tjetër PS i ka mbetur stoike qëndrimit se fleta e votimit të 25 prillit duhet të jetë me numra, pasi ndihmon në përshpejtimin e rezultatit për të nxjerrë më shpejt votuesin, teksa ndikon edhe tek madhësia e fletës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re