Një 32-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pas dyshimeve për një seri vjedhjesh që kishte kryer.

Shqiptari u arrestua në një hotel, tip “bed&breakfast” ndërsa po flinte gjumë.

Sipas medias vendase, shqiptari flinte ditën dhe ‘punonte’ natën.

Ai dyshohet se ,ka grabitur disa studio profesionale siguracionesh në zonën e Lombardias dhe Piemontes, të gjitha të ndodhura kohët e fundit.

Ndërsa agjentët e arrestuan ndërsa flinte në një dhomë në një bed&breakfast në portin e qytetit të Milanos, mëngjesin e 3 marsit.

Shqiptari kishte mbërritur në Itali nga porti i Barit me dokumente e një bashkëpatrioti tjetër.

Më pas shqiptari ishte ngjitur në zonën e veriut të Italisë me një makinë të marrë me qira, ku edhe kishte kryer grabitjen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re