Sekretarja për marrëdhëniet me jashtë në Partinë e Lirisë, Floida Kërpaçi ka deklaruar mbrëmjen e sotme se qeveria iu ka ‘vënë litarin në fyt’ qytetarëve nëpërmjet taksave e çmimeve të larta.

 

Gjatë një interviste të shkurtër me moderatoren Frida Mavriqi gjatë edicionit qëndror të lajmeve, Kërpaçi tha se Partia e Lirisë ka propozuar heqjen e dy taksave mbi karburantin për lehtësuar nga rritja e çmimit qytetarët, por një gjë e tillë nuk është pranuar nga ana e qeverisë.

 

“Protestat janë të përditshme, çdo ditë është një rebelim te qytetarët. Në fakt, dua të flas si qytetare, është e pajustifikueshme që një vend si Shqipëria që prodhon naftë, dhe ne të kemi naftën më të shtrenjtë në rajon, ndërkohë që edhe Kosova që importon nga Porti i Durrësit, i ka çmimet e karburanteve më të ulëta se ne. Edhe pedagogët në Kosovë kanë paga më të larta se ne, ndërkohë që edhe studentët marrin 100euro, ndërsa në Shqipëri jo. Kjo tregon që shteti iu ka vënë lakun në fyt qytetarëve, i ka rritur taksat, iu ka rritur çdo lloj kostoje, në çdo formë të mundshme.

Dhe është shumë e lehtë, Partia e Lirisë e ka bërë propozimin e saj, mjafton të hiqet taska e qarkullimit dhe taksa e karbonit dhe qytetarët padiskutim do të lehtësohen e do ta marrin karburantin më lirë, por qeveria nuk e do ketë gjë nuk e ka këtë vullnet. Qeveria merr taksat tona e ia jep koncesionarëve, PPP-ve dhe në tendera korruptive dhe nuk prodhoin asgjë përveç varfërisë duke mashturar qytetarët.”

 

Për sa iu përket zgjedhjeve lokale, Kërpaçi tha se është momenti më i mirë për tu bërë të gjithë opozitarët bashkë, jo vetëm politika por edhe intelektualët e profesionistët që duan një Shqipëri më të mirë duhet të futen në garë.

 

Sekretarja e marrëdhënieve me jashtë në PL u shpreh se dy janë misionet e zgjedhjeve lokale, rikthimi i legjitimitetit në bashki e këshilla bashkiakë dhe zgjedhja e personave të duhur për të drejtuar.

 

“Ne e kemi thënë disa herë, në këtë situatë të jashtëzakonshme në të cilën ndodhet vendi, është e rëndësishme që të gjitha forcat jo vetëm politike opozitare por edhe profesionistë e intelektualë që duan një Shqipëri ndryshe. Në zgjedhjet lokale ka dy misione të rëndësishme, për të rikthyer legjitimitetin e bashkive dhe keshillave bashkiakë.

Dhe e dyta për ta rikthyer këtë legjitimitet e për tu bërë të gjithë bashkë që ky ndryshim të vij nga të gjithë ne, duke zgjedhur njerëzit e duhur për të drejtuar qytetet me vizionin e platformën më të duhur, jo sot, që nuk u shërbejnë aspak qytetarëve dhe nuk prodhojnë politika reale lokale që nuk iu shërbejnë zonave e zhvillimit social në qytete.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re