Flokët e shëndetshëm prodhojnë një sasi të caktuar të sebumit, ose vajit, si një mënyrë për të hidratuar skalpin dhe për të mbrojtur flokët. Sasia e vajit ndryshon në varësi të llojit të flokëve, zakoneve tuaja të higjienës dhe faktorëve të tjerë të stilit të jetesës.

Ndonjëherë ky vaj natyral mund të grumbullohet në flokët tuaj, veçanërisht në rrënjë. Kjo i jep flokëve tuaj një pamje të lëmuar që disa njerëz mendojnë se duken të pista.

Nëse mendoni se flokët tuaj mund të jenë më të yndyrshëm seç duhet, dietologia Diola Dosti ju këshillon këtë recetë:

Shtoni 2 -3 lugë gjelle kripë në shampon tuaj. Masazhoni flokët 10 minuta dhe pastaj shpëlajini si zakonisht.

Jo më shpesh se 2 herë në javë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re