Florenc Hoxha, ish-drejtori i policisë bashkiake të Tiranës u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Apelit. Ai ishte dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë me 1 vit e 4 muaj burg në vitin 2016. Ish-kreu i policisë bashkiake akuzohej për shpërdorim detyre dhe plagosje. Ndaj Hoxhës rëndonin akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe ajo e plagosjes, pasi në vitin 2014 u konfliktua me Ylber Isufin për çështje pronësie. Për ngjarjen Isufaj akuzoi Hoxhën dhe truprojën e tij se e kishin qëlluar me armë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re