Boksieri shqiptar Florian Marku korri fitoren e 6 në po kaq duele që nga koha kur ai u fut në boksin profesionist.

Në turneun “Ultimate Boxxer 6”, që u zhvillua në Manchester, lushnjari ia doli të mposhtë pas një lufte të bukur sportive, vendasin Nathan Bendon.

Një sukses I arratur me meritë pasi në 6 raundet e këtij dueli, Florian Marku fitoi me pikë 60 me 55 me vendim unanim të jurisë. Ai arriti të dalë fitues në 5 raunde ndërsa për një tjetër raund, gjyqtarët dhanë barazim.

Suksesin e 6 në karrierë pa asnjë humbje në boksin profesionist, Florian Marku e ndau me tifozët shumë shqiptarë të pranishëm në arenën e boksimit në Manchester, mes të cileve edhe I ftuari special Granit Xhaka.

Ndërkohe mijëra shqiptare e ndoqen duelin nëpërmjet platforms Tring të premten në mesnatë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re