Zëdhënësja e Foltores, Floriana Garo ka bërë me dije mbrëmjen e sotme se ka folur me Zotin dhe se e di që kryedemokrati Lulzim Basha ka më pak mbështetës se ish-kryeministri Sali Berisha.

Në fjalën e saj gjatë emisionit “Opinion”, Garo iu kundërpërgjigj deputetit demokrat, Agron Gjekmarkajt duke shtuar se ishte e sigurt se për kë bënin “tifo” mbështetësit e Partisë Demokratike.

Gjekmarkaj: Do i besoja zonjës Garo nëse ka fol me Zotin dhe ti ke qënë dëshmitarë.

Garo: Me kë kam folur? Jo është e dukshme. Unë nuk kam parë ndonjëherë një entuziazëm të tillë. Kam folur me Zotin që ç’ke me të. Tregues janë njerzit që mblidhen në Foltore dhe në gjithë sheshet.

Gjekmarkaj: O keni folur me Zotin Berisha, o me Zotin e vërtetë.

Flutura Açka: Na keni shpallur armiq, unë kam bindjet e mia.

Floriana Garo: Çfarë duan demokratët e Elbasanit? Janë të lumtur? Ua interesante. Unë sapo jam kthyer nga USA dhe kanë parë entuziazmin për Foltoren e zotit Berisha. Do të ishin krah Berishës, edhe për të negociuar me Amerikën. Nuk na duhet Amerika për të qenë zot në shtëpinë tonë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re