Floriana Garo, Zëdhënësja e PD-së, u shpreh se njeriu i vetëm që mund të sjellë ndryshimin është Lulzim Basha.

“Pasi kam takuar disa herë Bashën kam krijuar bindjen se ai është udhëheqësi që i duhet Shqipërisë, i dashur me njerëzit, karizmatik, dhe që është i gatshëm që të sjellë ndryshimin që ne kemi kaq shumë nevojë.

Muajt e fundit e kam parë Bashën të punojë deri në orët e vona të natës duke u konsultuar me ekspertë për të sjellë plane të detajuara, nuk e kam parë asnjëherë të lodhur, por me entuziazëm të jashtëzakonshëm për të sjellë ndryshimin” tha ajo.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re