Autoritetet e Floridas falë votave te republikanëve miratuan ndalimin e abortit pas gjashtë javësh shtatzënie, një fitore kyçe politike për guvernatorin Ron DeSantis përpara kandidaturës së tij të shumëpritur për “Shtëpinë e Bardhë”.

 

Ligji parashikon përjashtime deri në 15 javë për viktimat e përdhunimit, incestit dhe trafikimit të qenieve njerëzore, me kusht që pacienti të sigurojë prova, të tilla sikurse eshte një raport policie.

 

Mungon vetëm firma e DeSantis, por është një formalitet.

    “Udhëheqësit e zgjedhur republikanë vazhdojnë punën e tyre për të çmontuar liritë tona themelore, duke përfshirë përpjekjet për të ndaluar abortin në mbarë vendin. Presidenti Joe Biden dhe administrata e tij qëndrojnë me gratë dhe mjekët dhe do të vazhdojnë të luftojnë për të mbrojtur aksesin ndaj abortit dhe mbrojtjen e të drejtave riprodhuese”, tha “Shtëpia e Bardhe” në një reagim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re