Pak kohë më parë Florjan Binaj, rezultoi pozitiv me Covid-19 ama ishte asimptomatik. Këtë e bëri të ditur vetë aktori nëpërmjet një postimi në “Instagram”. Sërish ka qënë vetë ai që nëpërmjet një interviste në “Top Story” ka rrëfyer detaje mbi këtë situatë.

“Gjëja që më ka acaruar më shumë kanë qenë pyetjet e njerëzve. Pyetja më idjote ka qenë “ku e more?”. Pyetja tjetër ishte “a na e ke ngjit ti neve?”.

Më pyesnin në Instagram sidomos: “Përshëndetje Flori, kam 37 e dy vija, a jam me korona?”. I thoja unë nuk jam tampon, unë jam njeri si gjithë të tjerët.”- ka rrëfyer Flori.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re