Spitali rajonal i Beratit u pajis me autoambulanca të reja, për të garantuar shërbim cilësor .

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, publikoi sot pamje nga autoambulancat e reja në Berat.

“Vijon forcimi i flotës antiCOVID edhe në spitalin rajonal të Beratit  me autoambulancat moderne, për të garantuar shërbim cilësor, afër vendbanimit dhe për t’ju përgjigjur në kohë urgjencave mjekësore”, – tha Manastirliu.

36 autoambulanca të reja, të pajisura me të gjitha mjetet jetëshpëtuese kanë plotësuar flotën e urgjencës kombëtare në territor.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re