Fluks i madh ne piken e kalimit kufitar te Kapshticës edhe ne kushte kur pala greke nje dite me pare ka lajmëruar per nje greve 24 oreshe te doganiereve.
 
Shume prej shtetasve shqiptare thane se nuk kishin informacion per grevën. Greva ka bllokuar jo vetëm lëvizjen e mjete te vogla, por dhe te mjeteve te tonazhit te rende, te cilët qe prej mbrëmjes se te mërkurës jane ne pritje te kalimit ne anën tjetër te kufirit.
 
Kalimi i udhëtareve ne këmbe ka vijuar normalisht deri ne pjesën greke, me pas emigrantet kane hasur ne vështirësi ne gjetjen e mjeteve  per te vijuar udhëtimin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re