Sezoni I verës sjell shtim të qarkullimit të njerezve dhe mjeteve në pikat e kalimit kufitar me Greqinë dhe Maqedoninë.
 
Burime të policisë kufitare, raportuan se gjatë 24 orëve të fundit është shënuar rritje e qarkullimit ndërkufitar në doganat e Kapshticës dhe Qaf-Thanës. Kështu, në vendkalimin kufitar të Kapshticës janë regjistruar:
Në hyrje  për në Shqipëri 3692 udhëtarë, dhe në dalje 3424 shtetas drejt Greqisë.
 
Ndërkaq, në Qafë Thanë rezultojnë në hyrje 4562 udhëtarë dhe në dalje 3497 vetëm 24 orët e fundit. Kryesisht nga Maqenonia vijnë pushues që frekuentojnë bregdetin shqiptar . Lëvizjet në Greqi janë të dyanshme, si nga emigrantët që fillojnë të vinë me pushime, edhe nga ata shtetas shqiptarë që preferojnë plazhin në vendin fqinj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re