Burime zyrtare per Fax News bëjnë të ditur se 3 ditët e fundit nga pika doganore “Qafë-Thanë” kanë hyrë e kanë dalë 12.282 shtetas të huaj dhe shqiptarë.

Për të përballuar këtë fluks të lartë lëvizjesh në kushte pandemie, në të dy anët e kufirit janë shtuar sportelet për të evituar rradhët e gjata. Pala shqiptare ka punuar me 5 sportele ndërsa pala maqedonase me 4 të tillë.

Gjatë 3 ditëve të fundit numri me i lartë i lëvizjeve ka qënë në dalje me 6258 çka tregon se shqiptarët vazhdojnë të përdorin Maqedoninë e Veriut për të kaluar drejt Greqisë.

Edhe për autoritetet e kësaj pike kufitare pas reduktimit të daljeve nga Shqipëria drejt Greqisë nga Kakavija dhe bllokimit të daljeve nga Kapshtica, dogana e Qafë Thanës është njëra nga mundësitë e lëvizjeve të shqiptarëve drejt shtetit helen. Gjatë 3 ditëve të fundit nga Greqia në Shqipëria kanë hyrë 619 shtetas.

(E.H/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re