Mjeku Gani Zeka i cili prej vitesh punon në Poloni ka treguar situatën në kufirin mes Polonisë e Ukrainës.

 

Në një lidhje me Skype në studion e lajmeve në Vizion Plus, Zeka tha se në kufi ka një fluks të madh njerëzish, ndërsa thekson se populli polak po tregon veten me mikpritje.

 

Përsa i përket situatës shëndetësore të ukrainasve që shkojnë në kufirin e Polonisë ai tha: Në fillim kanë qenë kërkesa që nuk i dinim as vetë, tani është harmonizuar. Kolegët e të gjithë së bashku po i përgjigjemi kërkesave të ukrainasve. Kemi arritur të bëjmë një punë të madhe”, tha Zeka.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re