Kërkesa për të pasur një tampon negativ për kalimin në kufi drejt Malit të Zi ka bërë që në pikën kufitare të Muriqanit të ketë një fluks të ulët hyrjesh dhe daljesh.

Në 3 ditët e para të vitit në pikën kufitare të Muriqanit kanë dalë 520 shtetas shqiptarë dhe 1048 shtetas të huaj

Ndërsa në pikën kufitare të Kakavijës raportohet se fluksi është shumë i ulët krahasura me një vit më parë ku fluksi i emigrantëve shkaktonte radhë të gjata.

Por këtë vit lëvizja e qytetarëve ka qenë më e ulët si shkak i pandemisë covid-19 dhe në 24 orët e fundit në drejtim të Greqisë kanë kaluar vetëm 20 persona.

Në pikën kufitarë të Kapshticës kanë hyrë 129 shtetas dhe 38 mjete, ndërsa në Qafë-Thanë kanë hyrë 2403 shtetas dhe kanë dalë 1975 shtetas.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re