Prej ditës së premte kanë nisur kërkesat online për subvencionet në bujqësi për vitin 2020 përmes portalit E-Albania.

Ministri Bledi Çuçi u bën thirrje fermerëve të aplikojnë deri në datën 19 qershor.

BLEDI ÇUÇI

MINISTER I BUJQESISE DHE ZHVILLIMIT RURAL

Përfitues të kësaj skeme në radhë të parë janë fermerët që merren me blegtori, të cilët do të marrin mbështetje te drejtpërdrejtë për tufën e matrikulluar. Mbështetje kemi edhe për serat e tunelet plastike që do të rinovojnë plastmasën.

Ministri Çuçi siguron gjithashtu se kjo ndihmë do të rrisë konkurueshmërinë në treg.

Gjithashtu do të japim subvencione për sipërmarrjet që do të kërkojnë të marrin certifikimin Global GAP, për rritjen e konkurueshmërisë në tregjet ndërkombëtare, si dhe për sektorin e bletarisë.

Dita e parë ka pasur një fluks të lartë aplikimesh nga fermerët. E gjithë procedura kryhet online me zero dokumente. Në Skemën Kombëtare 2020 të mbështetjes së fermerëve janë parashikuar 743,9 milionë lekë dhe pritet të përfitojnë rreth katër mijë fermerë në të gjithë vendin.  

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re