Edhe gjatë kësaj të enjte fluksi i lëvizjeve në pikën e kalimit kufitar në Kapshticë ka qenë i lartë, në veçanti në dalje. Burime zyrtare bëjnë me dije se përgjatë 48 orëve të fundit nëpërmjet kësaj pike kalimi kufitar nga Shqipëria drejt tokës helene kanë kaluar më shumë se 10 mijë e 700 shtetas.

Për të përballuar fluksin e lartë të lëvizjeve nga vendi ynë drejt vendit fqinj policia jonë kufitare vijon të punojë me 4 sportele në dalje dhe 2 në hyrje, por duhet thënë se gjatë këtyre ditëve edhe pala greke ka shtuar numrin e sporteleve duke shmangur kështu rradhët e gjata në pikën e Kapshticës.

Autoritetet bëjnë me dije se fluksi i daljeve nga Shqipëria drejt shtetit helen do të vijojë të jetë i lartë deri të dielën ndaj edhe për këtë stacioni kufitar i Kapshticës ka shtuar orët e shërbimeve për policinë kufitare.

I lartë ka qenë numri i hyrje daljeve në 48 orët e fundit ku nëpërmjet kësaj pike që lidh Shqipërinë me  me Maqedoninë e Veriut kanë qenë rreth 14 mijë shtetas./

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re