Dita e parë e gushtit ka shënuar fluks lëvizjesh në porte e pika kufitare.
Në Durrës afro 4700 pasagjerë dhe 2800 automjete zbritën nga katër tragetet e linjës.
Për të përballaur numrin e lartë të udhëtarëve autoritetet portuale vendosën në dispozicion 26 sportele.
Si pasojë e fluksit të madh, edhe në rrugët e qytetit bregdetar u krijua trafik.
Rritje të lëvizjeve pati edhe në doganën e Kapshticës.
Sipas burimeve pranë kësaj pike, më shumë se 4200 persona hynë gjatë 24 orëe të fundit ndërsa dolën afro 3600 të tjerë.