Të shumtë janë emigrantët shqiptarë që kthehen në Shqipëri për festat e fundvitit.

Në dy doganat kryesore Kapshticë dhe Kakavijë që lidh Shqipërinë me Greqinë, ka një fluks të shtuar të qytetarëve që mendojnë të kalojnë festat me familjarët e tyre në vendin tonë.

“Në Tiranë do kalojmë festat së bashku me familjen. Në doganë na kërkuan letrat pasaportat, vaksinën, atmosfera mirë është në Shqipëri të rrish pak kohë. Këtë radhë erdhëm se kishim një hall”, tha emigranti.

“Në doganë më kërkuan certifikanët e vaksinimit dhe dokumentet”, u shpreh një qytetar.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re