Festa e Pashkëve Ortodokse rikthen radhët ne pikat e kalimit kufitar me Greqinë. Fluksi me i madh eshte shënuar ne Doganën e Kapshticës. Ndryshe nga me pare, kete vit ka patur nje numër te madh lëvizjesh jo vetëm drejt Shqipërisë, por edhe ne drejtim te vendit fqinj.
 
Vetëm ne 24 orët e fundit nga pika e Kapshticës kane hyre ne Shqipëri 7200 persona, ndërsa 4200 shtetas jane larguar drejt Greqisë.
 
Per shkak te fluksit te madh te dy palët po punojnë me ritme te shpejta per te shmangur radhët ne te dy krahët e lëvizjes.
Me e qete paraqitet situata ne Doganën e Kakavijës. Radhët dhe fluksi jane me te ulëta. Autoritetet doganore thonë se edhe javën e ardhshme do te kete shtim te lëvizjeve ne pikat kufitare per shkak te kthimit te emigranteve ne Greqi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re