Gjatë dy ditëve të fundit në pikat e kalimit kufitar të Kapshticës dhe Qafë Thanës kanë hyrë e kanë dalë më shumë se 45 mijë shtetas të huaj dhe shqiptarë.

 

Fluksin më të lartë gjatë këtyre dy ditëve në hyrje nga Greqia në drejtim të Shqipërisë e ka pasur pika kufitare e Kapshticës, ndaj për këtë autoritetet e stacionit kufitar kanë punuar me kapacitet maksimal të sporteleve në hyrje ndërkohë në dalje kanë vijuar të punojne me 3 sportele.

 

Gjatë 48 orëve të fundit nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Shqipërisë kanë hyrë e kanë dalë më shumë se 17 mijë shtetas ndërkohë që vetëm një ditë më parë nga vendit fqinj në vendin tonë, nga Qafë Thana kane kaluar 7928 shtetas të huaj e shqiptare, duke regjistruar numrin më të lartë të hyrjeve në këtë sezon turistik.

 

Në qoftë se nga Greqia në drejtim të Shqipërisë pjesa më e madhe e shtetasve janë shqiptarë të cilët do të kalojnë pushimet pranë familjeve të tyre, nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Shqipërisë me të shumtët janë shqiptarë të vendit fqinj të cilët kanë deklaruar se vijnë për të pushuar në bregdetin e vendit tonë.

 

Gjatë kësaj periudhe lëvizjet kanë qenë të shumta nga turistët që vijnë nga vendet e lindjes, pjesa më e madhe që vijnë për pushime ndërkohë që një pjesë e vogël përdorin Shqipërine për të kaluar në vendet e BE.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re