Skip to content

Fluks në Morinë, 25 mijë pushues vetëm në 24 orët e fundit

Rradhë të gjata me makina në pikën kufitare të Morinës, ku rreth 25 mijë makina kanë kaluar përmes kësaj pike 24 orët e fundit.
 
Bëhet me dije se mijëra shtetas nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, kanë kaluar mes doganës në orët e fundit.
 
Të dhënat nga pika doganore flasin për 6 mijë makina. Gjithashtu mësohet se nga pala shqiptare po punohet me 8 sportele me procedurë të përshpejtuar dhe me personel shtesë.