Edhe pse urgjenca e re e pediatrisë ishte investim serioz nga ana e qeverisë, kjo nuk e ka ndalur problematikën e hershme, radhët e shumta.

Kjo e diel ka qenë plot me vogëlushë të sëmurë të cilët i janë drejtuar urgjencës pediatrike për të kërkuar ndihmë. Pjesa më e madhe e tyre janë të prekur nga viroza të stinës, ku mbizotëron temperatura e lartë. Mirëpo për tu vizituar i duhet të presin minimalisht 2 orë në radhë.

Pritja e gjatë sjell edhe revoltimin e prindërve, të cilët duan të marrin shërbimin për të vegjëlit e tyre. Ky qytetar i kërkon llogari personelit për orët e gjata të pritjes.

Ky prind ankohet se e ka sjellë fëmijën me urgjencë në gjendje të rëndë, por ende nuk ka marr shërbimin e mjekëve.

Prindërit nuk preferojnë të shprehen para kamerave, por thonë se në shërbim janë vetëm dy mjekë, ndërkohë që fluksi i fëmijëve që kërkojnë shërbim është mbi 300 në 24 orë./ abc.news

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re