Festa e pashkëve gjithnjë ka sjell një rritje te fluksit te qytetareve shqiptare qe kthehen apo largohen nga atdheu.

 

Gjate 24 orëve te fundit, vetëm ne piken e kalimit kufitar te Kapshticës, me shume se 12 mije shtetas kane hyre apo dale nga Greqia.

 

Me konkretisht 7338 shtetas shqiptar apo te huaj kane hyre ne Shqipëri dhe 4782 janë larguar nga vendi ynë.

 

Pavarësisht fluksit ne rritje, pala shqiptare është duke punuar me 7 sportele ne mënyrë qe mos te ketë vonesa për qytetaret.

 

E njëjta situate paraqitet dhe piken e kalimit kufitar te Kakavijës ku është vërejtur një rritje e numrit te shtetasve qe hynë ne Shqipëri për te festuar pashkët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re