Fundjava ka risjellë fluks në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës kryesisht nga vizitorë të qyteteve të ndryshme të Shqipërisë të cilët vizitojnë Maqedoninë e Veriut.

Orët e pikut mbeten paraditja dhe pasditja pasi dhe vizitat në Maqedoninë e Veriut nga qytetarët janë të shkurtra.

Pritjet e automjeteve sipas informacionrve shkojnë deri në 40 minuta, ndërkaq mësohet se aktualisht po punohet me tre sportele.

Duhet të kujtojmë se në këtë pikë kufitare aplikohet kalimi me një ndalesë ku kontrollorët e dy palëve qëndrojnë në një kabinë.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re