Skip to content

Fluks në Portin e Durrësit/ 10 mijë pasagjerë priten të mbërrijnë në Shqipëri

Pushimet e verës kanë shkaktuar rradhë të gjata në Portin e Durrësit.

 

Sipas të dhënave, përgjatë ditës së sotme në port kanë hyrë 5913 pasagjerë dhe 1332 mjete.

 

Deri në këto momente kanë mbërritur në Portin e Durrësit 4 tragete, 3 nga Bari dhe një nga Ankona dhe dy të tjerë priten në mbrëmje.

 

Pritet të mbërrijnë afro 10 mijë pasagjëre në total, bashkë me 2 tragetet e tjerë që pritet të vijnë pasdite.