Rriten në mënyrë të menjëhershme shifrat e të infektuarve më Covid. Aktualisht janë afro 12.300 persona që po kalojnë Covid, ndërkohë që shumë të tjerë vet diagnostifikohen sikur janë me virozë e nuk paraqiten për tu diagnostifikuar.

Por, rapid testi nuk arrin të selektojë mutacionin Omicron dhe shumë persona edhe pse të prekur me coronavirus rezultojnë me test negativ. Por, mjekët e familjes tanimë pas dy vjetësh arrijnë të dallojnë kur pacientë është prekur nga koronavirusi.

Por, në këtë periudhë janë duke qarkulluar shumë viroza stinore dhe grip, të cilat kanë pothuajse të njëjtat simptoma.
Më të prekur nga koronavirusi janë personat të cilët nuk ishin vaksinuar, ndonëse mbetet i lartë edhe numri i personave të cilët janë infektuar për herë të dytë edhe pse të vaksinuar.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re