Subscribe

Temperaturat e larta kanë sjellë fluks në urgjencat e spitaleve.

 

Shumë qytetarë kërkojnë ndihmë, pasi paraqiten me temperaturë të lartë, probleme kardiake, apo edhe të helmuar nga ushqimet.

 

Shefja e urgjencës së shërbimit spitalor në Korçë, Vlefta Bejko, thotë se këto ditë ka pasur edhe raste me komplikacione të rënda.

 

VLEFTA BEJKO

SHEFJA E SHËRBIMIT TË URGJENCËS, KORÇE 

Është një numër 70-80 vizitash ne ditë. Sidomos ka një numër të lartë personash qeë paraqiten me sëmundje kardiovaskulare. Po ka raste të gjendjeve virale.

 

Edhe në Elbasan situata është e njëjtë, ndaj kardiologu Saimir Shehu apelon të gjithë qytetarët që këto ditë të nxehta të tregohen të kujdesshëm dhe të shmangin daljet gjatë orëve të pikut.

 

SAIMIR SHEHU

MJEK KARGIOLOG

 Një diete sa më të shëndetshme , e pasur me fruta me perime të stinës, të shmangim yndyrna shtazore, të përdorin peshkun, vajin e ullirit. Dhe kryesorja aktiviteti fizik.

 

Përveç temperaturave të larta edhe jeta sedentare, sipas mjekëve, ka rritur numrin e qytetarëve që vuajnë nga sëmundjet kardiake.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re