Subscribe

Rreth 150 persona paraqiten çdo ditë pranë shërbimit të urgjencës në spitalin rajonal të Elbasanit për të marrë ndihmë mjekësore të specializuar.

 

Dy janë arsyet kryesore: pickimi nga insektet dhe i nxehti. Shefi i shërbimit të urgjencës  Ergys Mici shprehet se rastet më serioze të pacientëve kanë qenë  pickimet nga bletët.

 

ERGYS MICI

 

SHEF I URGJENCES SE ELBASANIT

 

Pickimet sidmos nga bletët janë më të rrezikshme, sidomos nëse pickohesh për herë të dytë dhe ke komplikacione më të rënda, duhet patjetër të paraqitesh ne urgjencë.

 

Sipas mjekut ky është muaji ku rreziku nga pickimi i insekteve është më i lartë ndaj të gjithë duhet të tregohen të kujdesshëm.

 

ERGYS MICI

 

SHEF I URGJENCES SE ELBASANIT

 

Në këtë periudhë  të gjithë ata që kanë shqetësime  të tilla duhët të paraqiten sa më parë te mjeku i familjes që më pas të marrin rekomandimin për mjekimin e duhur.

 

Për shkak të fluksit të lartë në urgjencën e spitalit mjekët këshillojnë që qytetarët të konsultohen fillimisht me mjekun e familjes.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re