Subscribe
Bregdeti i Durrësit vijon të jetë një nga plazhet më të frekuentuara edhe këtë vit.
Por temperaturat e larta kanë shtuar fluksin e vizitave në qendrat shëndetësore që janë të vendosura pranë plazheve. Në një ditë në këtë qendër janë regjistruar 60 vizita.
Mjekja Marina Maloku shprehet se pushuesit paraqiten me probleme te ndryshme, por për të evituar temperaturat e larta duhet të konsumojnë sa me shume lëngje.
Edhe pushuesit janë në dijeni për masat që duhet të marrin për të parandaluar djegiet nga dielli dhe oraret e pikut.
Qe nga fillimi i sezonit ne qendrën shëndetësore verore në lagjen 13 janë paraqitur 820 pushues me probleme të ndryshme shëndetësore. Para kësaj qendre qëndron vazhdimisht një autoambulance, e cila niset për të marrë urgjencat në shtëpi dhe bën shpërndarjen sipas rasteve.