Një  40 vjecare me origjinë nga Fieri është shtruar në spitalin e infektivit mbrëmjen e së martës, pasi kishte shfaqur disa nga simptomat e koronavirusit.

Edhe pse ishte një rast i dyshuar  ndaj sëmundjes Covid 19, analizat rezultuan negative.

Jashtë ambienteve të Urgjencës tek Spitali Infektiv, nëna e saj u shpreh se në fillim kishin dyshuar për një grip të zakonshëm, por mjekët  e sollën me urgjencë në Tiranë.

Pas konfirmimit te rasteve të para e të prekurve në vendin tonë , dhjetëra qytetarë janë drejtuar në farmaci, për të blerë dezinfektant dhe maska . Farmacistët shprehen se ka mungesë të pajisjeve dhe magazinat janë bosh.

Ndërkohë që virusi i ri po përhapet nga dita në ditë, shumë qytetarë shprehen se nuk i frikësohen.

Te gjitha rastet e dyshuara i jane kaluar sherbimit te urgjences kombetare per te vijuar me pas me analizat ne laboratorin e virologjise ne institutin e shendetit publik.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re