Mjekët e urgjencës në Spitalin e Korçës ankohen se nuk e përballojnë dot fluksin e madh të pacientëve.

Shefi i shërbimit të Urgjencës, Kujtim Shabani thotë se në spital kanë mbetur shumë pak mjekë, çka i ngarkon me punë doktorët e tjerë.

Sipas Shabanit, çdo ditë në urgjencën e Spitalit të Korçës kryhen 120 vizita.

Një arsye për këtë dyndje pacientësh ai renditi faktin se thuajse të gjithë qytetarët drejtohen direkt në urgjencë. Prandaj Kujtim Shabani kërkoi nga qytetarët që të konsultohen njëherë me mjekun e familjes dhe më pas të drejtohen në urgjencë.

Sipas tij, kjo do të sillte menaxhim më të mirë të vizitave ndaj pacientëve, pasi me një fluks në rritje dhe mungesa e mjekëve shton riskun e gabimeve.

Fluks në ritje gjatë këtyre ditëve ka patur edhe në shërbimin e Pediatrisë, por edhe në Sanatoriumin e Korçës për shkak të virozave të stinës.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re