Në doganat shqiptare është shtuar fluksi i hyrjeve dhe daljeve. Sipas të dhënave te Drejtorisë së Kufirit ne të gjitha pikat kufitare ne vendin tone kanë hyre 109 598 persona shqiptare dhe të huaj, si dhe 26 892 mjete.
 
Të shumte kanë qene dhe ata të cilët kanë preferuar t’i kalojnë festat jashtë vendit.
 
Kështu nga pikat kufitare kanë dale 69 476 shqiptare e të huaj, si dhe 18 965 mjete. Policia ben me dije se ka marre te gjitha masat per te pritur shtimin e fluksit edhe ne ditët ne vijim.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re