Fluksi i pasagjerëve në Portin e Durrësit arrin në kulmin e tij.
3 traget kanë ardhur rreth mesditës së sotme dhe 2 të tjerë pritet të vijnë gjatë pasdites duke e çuar numrin e pasagjerëve në hyrje në afro 8 mijë vetë.
Për përballimin e fluksit janë vënë në dispozicion 26 sportele për pasagjerët që zbresin në këmbë dhe ata me makina.
Ata shprehen të kënaqur me masat e marra dhe kryerjen e procedurave në kohë të shpejtë.
Dy javëshi i parë i muajit gusht përkon me fluksin e pasagjerëve në hyrje, ndërsa pas datës 20 gusht nis fluksi i pasagjerëve në ikje. Pas pushimeve që kryejnë në vendlindje, bashkëatdhetarët tanë kthehen drejt vendeve të tyre të punës.