Festat kanë rritur fluksin e udhëtarëve që mbërrijnë nga Italia në portin e Durrësit. Afro 3 mijë pasagjerë kanë mbërritur mesditën e kësaj të diele me 4 tragete, nga porti i Barit dhe ai i Ankonës.
 
Udhëtaret thonë se ka pasur vonesa disaorëshe në portet italiane, për shkak të fluksit të madh të krijuar atje, ndërsa nga ana tjetër në portin e Durrësit procedurat zgjasin më pak në kohë.
 
Kalime të mëdha ka pasur edhe në pikën kufitare të Kapshticës.
 
Sipas të dhënave, janë 8300 qytetarë në hyrje-dalje, nga të cilët 5100 vetë kanë hyrë në territorin shqiptar.
 
Pak ditë më parë Drejtori i Policisë së qarkut Korçë ka zhvilluar një takim me homologun grek për të zgjidhur situatën e ngarkuar.
 
Nga pala greke punohet me 5 sportele, ndërsa pala shqiptare me 8 të tilla.
 
Fluks ka pasur edhe në pikën kufitare të Qafe Thanës dhe ne Kakavijë, por pa krijuar radhë të gjata.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re