Një trafik tepër i rënduar paraqitet në autostradën Tiranë-Durrës. Kjo pasi në fundjavë qytetarët nisen për në bregdet. Sakaq, është një nga datat që përkon me lejen vjetore.

Në një lidhje nga Durrësi, gazetari i ABC News, Leonidha Musaj tregoi situatën aktuale me shumë turistë që kanë pushtuar bregdetin.

Sakaq, njoftoi se operatorët turistikë kanë kërkuar që të shtyhet sezoni veror  deri në tetor.

“E gjithë vija bregdetare është mbushur plot e për plot. Ka një numër shumë, shumë të lartë pushuesish të cilët kanë zgjedhur për të frekuentuar plazhin e Durrësit në këto temperatura shumë të larta. Me një vëzhgim me sy të lirë, duket qartë që ka një numër më të lartë në raport me javën e shkuar dhe ditët që lam pas.

Gjatë një bisede që pata ditën e djeshme me disa prej operatorëve turistikë në bregdetin e Durrësit, që menaxhojnë hotele të ndryshme, deri në muajin shtator janë të prenotuar të gjithë hotelet, shtëpitë dhe apartmentet në plazhin e Durrësit. Por operatorët turistikë duan që sezoni turistikë të shtyhet deri në muajin tetor.

E vetmja kullë këtu në Durrës, është kjo pas meje dhe është një person që është profesionist për roje vrojtimi. Gjatë kësaj jave ka pasur kontrolle të vazhdueshme, sensibilizuar me ngjarjen e fundit. Por shumica e këtyre subjekteve kanë një roje çadrash, i cili bën dhe rojen e plazhit”, u shpreh ai.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re