Skip to content

Fluks qytetarësh në Emergjencë, për 24 orë rreth 200 raste

Në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës janë trajtuar 189 raste për 24 orë.

35 pacientë kanë marrë shërbimet e nevojshme mjekësore në dhomën e reanimimit, 44 persona i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjike.

Gjatë kësaj kohe, kishte edhe 67 raste internistike dhe 27 ortopedike.

Si pasojë e aksidenteve në trafik, 8 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore.

Për trajtim të mëtutjeshëm, në klinikat e QKUK-së janë pranuar 34 pacientë./P