Këto janë pamjet e marketeve të Durrësit mëngjesin e kësaj të premteje. Qytetarë të shumtë që nxitojnë të bëjnë pazarin dhe që nuk respektojnë asnjë distancë pavarësisht rrezikut të virusit COVID-19.

 

Dhe pse disa prej tyre kanë qenë të pajisur me maska, shumë të tjerë duket se ende nuk e kane marre seriozisht rrezikun e koronavirusit.

 

Radhë të gjata qytetarësh u paraqitën edhe qytetin e Vlorës. Aty ku shumë prej tyre u grumbulluan në filialet e bankave, ndërsa nxitonin për të mbaruar punë para orës 10:00.

 

Edhe ne qytetin e Fierit, te shutma ishin lëvizjet ne rruge te qytetareve që nxitonin për të kryer nevojat familjare.

 

Nderkohe ne Elbasan, grumbullime masive njerëzish pati ne fushat e sportit, ku shume prej tyre pavarësisht rrezikut, kishin zgjedhur që të argëtoheshin duke luajtur futboll.

 

Ndersa ne Lezhe e Berat, lëvizjet e qytetareve kane qene me te reduktuara gjate oreve te mëngjesit.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re