Skaneri i ‘Shefqet Ndroqit’ prej ditësh ndodhet jashtë funksionit.
Kjo ka bërë që pacientët të shkojnë në spitale të tjera për të marrë shërbimin mjekësor.
“Fax News” raporton se fluksi në Infektiv është krijuar për shkak të skanerit e se kërkesat e qytetarëve për ekzaminim janë të larta.
Pacientët e Tiranës adresohen me rotacion njëmujor, njëherë në spitalin Covid 1 dhe njëherë tjetër në spitalin Covid 2.
Në spitalin e Sanatoriumit kryesisht janë të shtruar pacientë që vijnë nga qytetet e veriut, ndërsa në Infektiv ata që vijnë nga jugu.
Ndërkohë me rritjen e frikshme që kanë pësuar rastet e reja në vendin tonë, kapacitetet në spitalet Covid janë duke u ezauruar.



