Subscribe

Qyteti i gurtë i Gjirokastrës cdo fundjave po tërheq turistë të shumtë vendas, por dhe te huaj.

 

Kalaja e Argjirosë, pazari dhe shtëpitë karakteristik janë destinacionet e preferuara.Turistet shprehen të mahnitur ndërsa thonë se do të rikthehen sërisht.

Po kalojme kohe shumë te mire. Eshte shume bukur. Nje qytet shume interesant. Shumë të impresionuar nga Gjirokastra. Kështjella shumë e bukur. Nuk e di, por njerëzit shumë miqësor. Është një zonë turistike.

 

Fundjava në Gjirokastër pati një mori aktivitetesh të organizuara nga bashkia, ku kryefjalë ishte festa “100 arsye për të festuar”. Një organizim në kuadër të 100 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike Shqipëri – shba ku nuk mungoi kulinaria, artizanati dhe muzika.

 

Aktivitete promovuese për turizmin pati edhe ne bashkisë e Dibrës, ku qinda qytetarë nga Tirana, Durrësi por dhe të huaj shijuan gatimet tradicionale të zonës si dhe patën mundësi të eksploronin destinacionet më turistike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re