Skip to content

Fluks turistësh në Korçë, shtëpitë kthehen në bujtina

Kristofak Shpil është nga Austria. Në Shqipëri ka qenë edhe herë të tjera por në Korçë për herë të parë. Si pjesa më e madhe e të huajve edhe Shpil ka vendosur te qëndrojë në bujtinë.
 
Të njëjtin mendim ndan edhe Fjori Gjoka, menaxhere e një bujtine në Korçë e cila thotë se te huajt i preferojnë shume këto ambiente.
 
Qyteti i Korçës së bashku me Dardhën e Voskopojën janë kthyer tashmë në destinacionet e preferuara turistike nga vizitorë vendas e të huaj. Duke pasur parasysh këtë qasje të viteve të fundit, banorët e juglindjes janë drejtuar kryesisht drejt turizmit familjar. Ndaj edhe për këtë një pjesë e mirë e tyre jo vetëm në Voskopojë e dardhë por prej një viti edhe në qytetin e Korçës, kanë kthyer banesat e tyre në bujtina.
 
Edhe për kryetarin e Bashkisë, kthimi i banesave ne bujtina i jep me shume zhvillim turizmit ne juglindje.
 
Korça me pazarin e vjetër si dhe shumë vlera të tjera të trashëgimisë kulturore, por edhe fshatrat turistikë të Dardhës, Voskopojës, Vithkuqit e Boboshticë frekuentohen ne çdo stine te vitit.