Formohen radhë të gjatë në qendrën e konsultave në QSUT.

Prej më shumë se 4 orësh qytetarët janë grumbulluar pa distancë teksa presin radhën e gjatë për të marrë shërbimin mjekësor.

“Fax News” ka intervistuar disa qytetarë të cilët thonë se prej mëngjesin presin në radhë pasi mungon mjekja e shërbimit.

“Jemi shumë të sëmurë dhe nuk presim dot gjatë. Më thanë që vjen në orën 13:30, herë të tjera mjekja ka ardhur në orën 12:00 kurse tani vjen më vonë”, u shpreh një qytetare.

“Kam që në 08:30 dhe po pres përgjigjen e analizave. Ka gati 2 vjet që vij kështu dhe kjo gjendje është gjithmonë. Ka fluks të lartë të njerëzve, kemi frikë mos infektohemi sepse një pjesë e madhe rrinë afër dhe pa maska. Ne duam të na bëhet shërbimi por analizat dalin shumë vonë” tha një paciente.

“Mjekja vjen në orën 13:00. Kjo gjendje është prej kohësh. Këmi që në mëngjes që presim. Jemi të frikësuar sepse mos infektohemi me Covid”, tha një paciente tjetër.

“Nuk jam përgjegjës për atë punë. Ka dhënë urdhër Ministria që mos futen familjarët në spital”, thotë efektivi i policisë.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re