Situata kaotike me tejmbushjen e spitaleve me pacientë me koronavirus që po qëndrojnë në ambulanca në hyrjen e “Sanatoriumit” ka bërë që ministria e Shëndetësisë të vendosë hapjen e pavionit të tretë te spitali “Covid-3”.

Dy pavionet e spitalit “Covid-3” me 150 shtretër janë ezauruar vetëm pak ditë nga hapja.

Kjo ka bërë që nesër pritet që të hapet pavioni i tretë i këtij spitali, që ka 40 shtretër.

Ndërsa brenda javës së ardhshme pritet të hapet edhe spitali “Covid-4”.

Ishte Dritan Koçiaj, mjek te spitali “Covid-2” që dha alarmin ditën e sotme se “Sanatoriumi” është mbushur plot dhe pacientët ndodhen prej disa orësh në ambulanca.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re