Vendimi i Enkelejd Alibeajt për përjashtimin nga grupi parlamentar i Belind Këlliçit, Tritan Shehut, Agron Shehajt dhe Oerd Bylykbashit nuk është pritur mirë në rradhët e demokratëve.

 

Flutura Açka, një mbështetëse e grupit “Alibeaj” ka dalë kundër këtij vendimi.

 

Ajo shprehet në një postim në Facebook, se 4 kolegët e përjashtuar i bëjnë nder çdio grupi parlamentar.

 

Veprimin e Alibeajt, deputetja e cilëson si marrëzia e vogëlsisë.

 

“Marrëzia e vogëlsisë

 

A jeni në metro?

 

Oerd Bylykbashi, Agron Shehaj, Tritan Shehu e Belind Këlliçi i bëjnë nder çdo grupi parlamentar”, shkruan Açka.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re